A po largohet Hysaj?

Futboll

A po largohet Hysaj?

Më: 15 mars 2020 Në ora: 10:28
A po largohet Hysaj?

Mario Giuffredi, agjenti i Eleseid Hysajt ka folur për të ardhmen e futbollistit shkodran në një intervistë që ka dhënë së fundmi për “Radio Punto Nouvo”.

Ai është shprehur i bindur se Elsi do të largohet në verë në një tjetër skuadër.

“Është një lojtar që për tre vjet ishte më i miri në Serie A, në këtë periudhë të kampionatit e kupave që luajti me Gattuso, ka treguar gjithnjë se është i nivelit të lartë. Por është e pamundur të qëndrojë në Napoli, nuk do kenë kurrë mungesë kortezie nga ana ime në shoqërinë e kaltër, por është e drejtë të tejkalojmë rrugët”, tha agjenti.

Ardhja e Gattusos duket se ka ndryshuar diçka në karrierën e kapitenit kuqezi, por mesa duket e ardhmja e tij do të jetë larg Napolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat