Dhimbje koke për Interin

Futboll

Dhimbje koke për Interin

Më: 15 mars 2020 Në ora: 10:57
Dhimbje koke për Interin

Alessandro Bastoni është emri më i lakur i merkatos së Interit duke lënë pas dhe Lautaro Martinezin. 20-vjeçari ka qenë zbulimi i italianëve këtë sezon dhe ka arritur të fitojë vëmendjen e shumë klubeve.

Barcelona pëlqen lojtarin e ri, ndërsa drejtuesit po tentojnë të bëjnë një goditje dyshe së bashku me Lautaro Martinezin. Ekipi katalanas ka konkurrencë të fortë, pasi ish-tekniku i tyre Pep Guardiola po monitoron situatën e lojtarit.

Manchester City është dënuar nga Champions League, por nuk do të ulë nivelin e ekipit.

Ata duan të vazhdojnë të rivalizojnë në Angli. Afrimi i lojtarit mund të bëhet për të ardhmen. Interi nuk ka vetëm katalanasit dhe "Qytetarët" pas lojtarit, por dhe Manchester United do futbollistin e ri italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat