Maradona habit, rreshtohet me rivalët e përjetshëm të Boca-s

Futboll

Maradona habit, rreshtohet me rivalët e përjetshëm të Boca-s

Më: 15 mars 2020 Në ora: 11:04
Maradona habit, rreshet me rivalët e përjetshëm të Boca-s

Maradona habit, rreshet me rivalët e përjetshëm të Boca-s.

Skuadra argjentinase e River Plate po hetohet nga federate vendase e futbollit, pasi këmbënguli për ndërprerjen e kampionatit dhe mbylli dyert e stadiumit, si masë paraprake për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

Por këtë herë në mbrojtje u ka dalë Diego Armando Maradona, legjenda e futbollit argjentinas dhe një nga simbolet e kundërshtarëve më të urryer të River Plate, skuadra tjetër e Buenos Aires, Boca Juniors.

“Më dëgjoni mua, “Pulat” nuk janë gjeni, por këtë herë kanë të drejtë që këmbëngulin për të mos luajtur”, deklaroi ish sulmuesi i njohur argjentinas, aktualisht trajner i Gimnasia La Platias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat