Manchester United nuk e ndal stërvitjen

Futboll

Manchester United nuk e ndal stërvitjen

Më: 15 mars 2020 Në ora: 14:43
Manchester United nuk e ndal stërvitjen

Ekipi mjekësor i Manchester United po i teston futbollistët dy herë në ditë për Coronavirus gjatë. Mjekët e "Djajve të Kuq" nuk janë të gatshëm të marrin ndonjë rrezik, me virusin që vazhdon të përhapet. Si rezultat, lojtarët që drejtohen nga Ole Gunnar Solskjaer testohen kur arrijnë dhe largohen nga terreni në Carrington.

United nuk e ka në plan për ta mbyllur qendrën stërvitore, pavarësisht se komplekset e Arsenalit dhe Evertonit janë bllokuar krejtësisht. Sidoqoftë, United po merr masa paraprake për të parandaluar prekjen. Vetëm personeli i dosmosdoshëm i ekipit të parë lejohet të kontaktojë lojtarët.

Lojtarët e Mancheter United u monitoruan për virusin gjatë ndeshjes së Europa Leagues kundër LASK Linzit në Austri. Atyre iu mat temperaturat në pushimin mes pjesëve për të qenë të sigurt se askush nuk rrezikonte të binte viktimë e Coronavirusit. Përveç kësaj, gjatë fluturimit për në Manchester, stafi mjekësor mori informacione të mëtjeshme mbi rreziqet e përhapjes së Coronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat