Federata e ruse ka marrë vendimin ditën e sotme që të pezullojë kampionatin deri në datën 10 prill.
Kjo vjen për shkak të situatës së keqe të Koronavirusit, e cila po përhapet me shpejtësi në shumë shtete, ku regjistrohet një numër i madh të prekurish dhe viktima.
Rusia ishte nga të paktat vende që ende nuk e kishte pezulluar futbollin, madje në këtë vend ndeshjet e fundjavës që lamë pas u luajtën me tifozë, ndonëse me numër jo shumë të madh.
Dorëzohet edhe Rusia.