Gjashtë futbollist të skuadrës katalonase dalin pozitiv me koronavirus

Futboll

Gjashtë futbollist të skuadrës katalonase dalin pozitiv me koronavirus

Më: 18 mars 2020 Në ora: 00:34
Foto ilustrim

Koronavirusi vazhdon të përhapet frikshëm edhe në Spanjë, që është mes vendeve më të prekura nga kjo pandemi në Evropë.

Espanyoli ka konfirmuar që gjashtë futbollistë të ekipit kanë dalë pozitiv në koronavirus.

Emrat e lojtarëve të infektuar me Covid-19 nuk janë zbuluar ende.

Klubi katalunas ka bërë po ashtu të ditur që gjashtë futbollistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ata janë izoluar dhe janë nën përkujdesjen e mjekëve.

Deri më tani skuadra më e prekur nga koronavirusi në Spanjë është Valencia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat