Batatina konfirmon takimin me Eroll Salihu, tregon se për çfarë biseduan

Futboll

Batatina konfirmon takimin me Eroll Salihu, tregon se për çfarë biseduan

Më: 18 mars 2020 Në ora: 14:30
Tahir Batatina

Gjatë ditës së djeshme media raportoi se klubet e pakënaqura të Superligës janë takuar me sekretarin e përgjithshëm të FFK-së.

Ndërsa sot një gjë të tillë e ka konfirmuar Tahir Batatina i cili gjithashtu ka treguar se çfarë është biseduar në atë takim, me sekretarin e përgjithshëm të FFK-së, Eroll Salihun.

Sipas Batatinës në atë takim u bisedua rreth hapave të mëtutjeshëm në futbollin tonë pas situatës së krijuar për shkak të virusit COVID-19.

Ja njoftimi i tij i plotë:

Të nderuar futbolldashës, futbollistë dhe trajnerë,

Ne përfaqësuesit e klubeve të Ipko Superligës së Kosovës të shqetësuar rreth situatës me pandeminë e coronavirusit gjatë ditës së djeshme takuam sekretarin gjeneral të FFK-së, Eroll Salihun si personin e vetëm legjitim të mbetur në FFK.

Me të biseduam rreth hapave të mëtutjeshëm në futbollin tonë pas situatës së krijuar për shkak të virusit COVID-19.

1) Hapat që ne duhet t'i ndërmarim me parandalimin e coronavirusit dhe mundësisë së mbështetjes së klubeve në këtë situatë të rëndë.

2) Hapat që duhet t'i ndërmarim pas pandemisë së coronavirusit për zhvillimin e mëtutjeshëm të kampionatit

Pasi që në fundin e muajit mars ka qenë i paraparë të mbahet Kuvendi i Rregullt i Punës së FFK-së u dakorduam që ai të mbahet pas kalimit të pandemisë së coronavirusit me qëllim të kthimit: legjitimitetin dhe respektimin e normave statutare në FFK. Edhe pse ndodhemi në situatë emergjente, Serbia nuk po ndalon së lobuari kundër Kosovës prandaj biseduam me z. Eroll Salihu për të ruajtur kredibilitetin dhe imazhin e mirë të futbollit të Kosovës, që ai mos të cenohet nga askush.

Poashtu në takim me Sekretarin gjeneral, Eroll Salihu u dakorduam që pas dy apo tre ditëve të thirret Komiteti Ekzekutiv së bashku me përfaqësuesit e klubeve për të diskutuar për hapat e mëtutjeshëm për të ardhmen e futbollit tonë.

Si përfaqësues të klubeve mbështesim deklaratën e presidentit të FIFA-s, z. Infantino:

“Tashmë duhet të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të mbrojtur tifozët, lojtarët, trajnerët dhe këdo tjetër të përfshirë në lojën tonë të bukur. Duhet që mbi të gjitha autoritetet e futbollit të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për ndalimin e përhapjes së virusit. Shëndeti mbi të gjitha dhe solidarizimi me futbollin duhet të jenë udhëheqësit kyç të vendimmarrjes në këtë moment të vështirë. Sporti në përgjithësi dhe futbolli në veçanti mund të luajnë një rol të rëndësishëm për të ndihmuar në shërimin e botës, menjëherë sapo të kthehemi në normalitet”

Federatës së Futbollit të Kosovës kthimi në normalitet i duhet jo vetëm me coronavirus por edhe me respektim të statutit e ligjshmërisë.

Ditëve në vijim për çdo gjë do të jemi në kontakt online me Sekretarin gjeneral, Eroll Salihu dhe përfaqësuesit e klubeve.

Paçi shëndet të gjithë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat