Vlera e Manchester Unitedit bie për 1 miliard funte

Futboll

Vlera e Manchester Unitedit bie për 1 miliard funte

Më: 18 mars 2020 Në ora: 15:38
Vlera e Manchester Unitedit bie për 1 miliard funte

Vlera e Manchester Unitedit ka rënë për 1 miliard funte, derisa tregu i aksioneve ka pësuar nga përhapja e koronavirusit.

I gjithë futbolli në botë, duke përfshirë edhe ndeshjet e Premierligës dhe Ligës së Kampionëve, janë shtyrë për shkak të vdekjes së 7,900 njerëzve nga pandemia COVID-19.

Kjo ka ndikuar edhe në vlerën e Unitedit, që tash është 2 miliardë funte, shkruan "The Sun". 

Para vetëm një muaji, gjiganti anglez vlente 3 miliardë funte.

Unitedi ishte blerë nga familja Glazer në 2005-n për 790 milionë funte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat