Reagon edhe FC Prishtina

Futboll

Reagon edhe FC Prishtina

Më: 19 mars 2020 Në ora: 13:22
Reagon edhe FC Prishtina

Klubi më i suksesshëm në vend ka dal me një reagim ku ka treguar qartë se kush janë delegatet që e përfaqësojnë skuadrën bardhekaltër në Kuvendin e FFK-së dhe se askush tjerër nuk mund të flet në emër të klubit.

FC Prishtina në këtë moment të vështirë që po kalon vendi me virusin Covid-19, ka kërkuar që të jenë të bashkuar dhe të kalohet me lehtësi situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Reagimi i plotë i FC Prishtinës

FC Prishtina iu njofton,

Klubin tonë e përfaqësojnë dy delegatët e saj në kuvendin e FFK-së dhe askush tjetër.

Për FC Prishtina, në këtë moment, me më rëndësi e ka të jemi të bashkuar në tejkalimin e situatës në të cilët ndodhemi, edhe pse ne jemi mësuar me karantinim të sportit për shumë vitet e kaluara, por megjithatë ftojmë të gjithë me një zë t'i tejkalojmë çdo problem në futbollin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat