Ish-yllli i Milan-it jep alarmin: Këtu ka panik. Do të jetë një katastrofë

Futboll

Ish-yllli i Milan-it jep alarmin: Këtu ka panik. Do të jetë një katastrofë

Më: 20 mars 2020 Në ora: 08:12
Andres Guglielminpietro

Në  një intervistë të dhënë për TMW Radio, ish-lojtari i Inter-it dhe Milan-it, Andres Guglielminpietro, i njohur edhe si Guly, ka folur në lidhje me emergjencën të krijuar nga Coronavirus në Argjentinë, duke pranuar frikën e madhe që ka pushtuar vendin:

“Unë jam në La Plata, afër Buenos Aires. Në qytet ndihet paniku, veçanërisht për shkak të lajmeve që vijnë nga Italia dhe nga Sapnja”, ka thënë ish-futbollisti.

“Për momentin, në Argjentinë ka më pak se 100  njerëz të infektuar, por njerëzit po fillojnë të vetë-izolohen në shtëpi. Në rrugë ka pak lëvizje. Kjo situatë nuk do të kalojë shumë shpejt, deri sa nuk do të jetë gjetur një ilaç ose vaksinë”.

“Nëse Argjentina do të ndalej për një ose dy muaj, do  të ishte një katastrofë. Ne jemi mësuar si popull me krizat ekonomike, por kjo është unike në llojin e saj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat