Ademi vazhdon vizitat në Lidhjet Rajonale pas gjendjes emergjente

Futboll

Ademi vazhdon vizitat në Lidhjet Rajonale pas gjendjes emergjente

Më: 20 mars 2020 Në ora: 13:30
Ademi vazhdon vizitat në Lidhjet Rajonale pas gjendjes emergjente, e radhës ishte në këtë qytet

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka vazhduar vizitat e tij në Lidhjet Rajonale të futbollit kosovar.

E radhës për të ishte në Ferizaj, në shoqëri të anëtarit të KE-s, Ilaz Mjaku, ku kanë bashkëbiseduar me kryetarin e LRFF-së, Afrim Haliti dhe trajnerin e KF Ferizaj, Burim Çerkini.

“Presidenti Agim Ademi ka vazhduar edhe sot vizitat në terren pas gjendjes emergjente si pasojë e përhapjes së koronavirusit Covid-19 edhe në vendin tonë. Presidenti Ademi gjatë paraditës së sotme ka qëndruar në Lidhjen Rajonale të Futbollit në Ferizaj në shoqëri të anëtarit të KE-s, Ilaz Mjaku, ku kanë bashkëbiseduar me kryetarin e LRFF-së, Afrim Haliti dhe trajnerin e KF Ferizaj, Burim Çerkini. Më pas presidenti Ademi e ka vizituar edhe KFF “Vizioni” ku është pritur nga kreu i këtij klubi Qerim Shaqiri.

Në të dyja këto vizita presidenti Ademi është interesuar për gjendjen shëndetësore të futbollistëve dhe punëtorëve sportivë të këtij regjioni si dhe për menaxhimin sa më të mirë të kësaj situate nga klubet, derisa e ka shprehur gatishmërinë e tij dhe KE të FFK-së për t’i ndihmuar të gjithë ata që janë pjesë e futbollit dhe që do të kenë nevojë për ndihmë. Po ashtu, presidenti Ademi uroi që këtë situatë ta kalojmë sa më shpejt në mënyrë që t’i kthehemi normalitetit dhe fushës së gjelbër”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Gjatë ditës së djeshme, Ademi vizitojë edhe Mitrovicën, Vushtrrinë dhe Lipjanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat