Klopp: Nuk e kuptoj pse Atletico... - Bota Sot
Klopp: Nuk e kuptoj pse Atletico...

Futboll

Klopp: Nuk e kuptoj pse Atletico...

Më: 20 mars 2020 Në ora: 14:21
Klopp: Nuk e kuptoj pse Atletico...

"Nuk e kuptoj pse Atletico këtë lloj futbolli me kualitetin që kanë. Ata mund të luajnë futbollin e duhur. E kuptoj që jam një humbës i keq, veçanërisht kur djemtë përpiqen kundër lojtarëve të klasit botëror që mbrojnë me dy rreshta me nga katër lojtarë. Ata as kundërsulme nuk kishin. Gjithsesi jam shumë krenar për djemtë”, tha Jurgen Klopp, pas ndeshjes që Liverpool humbi me Atletico Madrid dhe u eliminua nga Champions League.

Diskutimet ishin të shumta ato ditë dhe vijojnë, teksa pikëpamjen e tij për mënyrën e lojës e ka dhënë edhe mbrojtësi Kieran Trippier, i cili ka theksuar se nuk mund të haheshin dhëmbë për dhëmbë me “The Reds”, ndryshe do pësonin 6 gola. “Njerëzit kanë këtë perceptimin që ne jemi një ekip mbrojtës, por ata po merren më së shumti me mënyrën se si luajtëm kundër Liverpool.

Nëse shkon kundër tyre dhe synon të luash si i barabartë, atëherë ata mund të të mposhtin 6-0. Nuk e di çfarë njerëzit presin. Ju i shikoni disa ekspertë që ankohen për shkak se ne bëmë lojë mbrojtëse, por a e prisnin ata që ne të shkonim të luanim futboll sulmues, veçanërisht ndaj Liverpooli që po luan me mënyrën aktuale?

Ju duhet të shkoni atje me një plan dhe ne e bëmë këtë gjë. Duhet të mbroheshim, por gjëja më e rëndësishme ishte që të fitonim. Njerëzit mund të ankohen sa të duan, por ne menduam se ishte e nevojshme të bënim atë lloj loje. Liverpool pati shanset e veta dhe nuk i shfrytëzoi. I mundëm në të dyja ndeshje dhe strategjia funksionoi”, ka deklaruar Trippier.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat