Tragjedi

Futboll

Tragjedi

Më: 20 mars 2020 Në ora: 14:26
Tragjedi

Përveçse duhet të qëndrojë në izolim për t’iu shmangur koronavirusit, mesfushori ganez i Veronës, Emmanuel Agyemang-Badu është tronditur mëngjesin e sotëm nga një lajm i tmerrshëm.

Motra e tij Hagar është qëlluar për vdekje në orët e mëngjesit të sotëm në qytetin e lindjes së mesfushorit, Berekum, ndërsa sipas autoriteteve ganeze, policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij.

Bëhet fjalë për Kwabena Yeboah, i cili është larguar menjëherë pas vrasjes, ndërsa ende nuk kanë të dhëna mbi motivet e këtij krimi të rëndë.

Ndërkohë edhe klubi i Veronës i ka shprehur ngushëllimet e sinqerta dhe praninë mesfushorit Badu, që është vërtetë i tronditur në këto momente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat