Ky është lojtari për të cilin Klopp do ta sakrifikonte edhe Mohamed Salah

Futboll

Ky është lojtari për të cilin Klopp do ta sakrifikonte edhe Mohamed Salah

Më: 20 mars 2020 Në ora: 23:55
Klopp dhe Salah

Po kalon ndoshta momentet më të bukura në karrierën e tij si trajner.

Jurgen Klopp fitoi Ligën e Kampionëve me Liverpoolin, teksa është në rrugë të mirë që këtë ta bëjë edhe në Premier Ligë.

Nëse do ta arrijë këtë, padyshim se Klopp do të hynte në zemrat e secilit tifoz të Liverpoolit, që po e pret trofeun më të vlefshëm në ishull, tash e tri dekada.

Ndërkaq, në një intervistë dhënë mediave ndërkombëtare të sportit, ka zbuluar se cili është lojtari për të cilin do ta sakrifikonte edhe yllin momental në “Anfield”, Mohamed Salah.

“Unë e shikoj Momo Salah çdo javë, dhe numrat e tij janë befasues. Ju po ashtu e shikoni Salah dhe djali bën gjëra gjeniale, por ai bën gjithashtu thjesht gjëra elementare. Unë mendoj se nëse ndonjëherë do të shesë njeri dhe do të duhej të shesësh një, nuk do të shesja asnjë sikur të isha Jurgen Klopp, por nëse dikush do të shkonte dhe do t’i ofroje Salah për dikë si Jadon Sancho, unë ndoshta do ta pranoja atë shkëmbim”, ka thënë Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat