Barça tregon çmimin e Ivan Rakitic, kroati shumë pranë largimit

Futboll

Barça tregon çmimin e Ivan Rakitic, kroati shumë pranë largimit

Më: 21 mars 2020 Në ora: 00:25
Ivan Rakitic

Gjashtë vite që po djersitë fanellën e Barcelonës dhe duket se i ka ardhur fundi kësaj aventure.

Edhe vet lojtari ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga “Camp Nou”, andaj këto pritet të jenë muajt e fundit të Ivan Rakitic në Kataloni.

Në vitin 2014 ai zbarkoi në Barcelonë nga Sevilla, për 18 milionë euro. Që nga ajo kohë, ai fitoi katër La Liga, një Ligë të Kampionëve e trofe të tjerë të kupës e ata interkontinentalë.

Duke parë se është zgjedhja e pestë në mesfushën e Blaugranas, nënkampioni i botës me Kroacinë po synon largimin, ku opsioni i parë është rikthimi në Sevilla, por Juventus dhe Inter mbeten edhe më tutje opsione të mira.

Barcelona tashmë është e gatshme të heqë dorë nga 32 vjeçari, ndërsa skuadra që e dëshiron duhet të derdhë 20 milionë euro në arkat e kampionit aktual spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat