Futbolli u bë i magjishëm me të, Ronaldinho sot feston ditëlindjen e 40 në burg

Futboll

Futbolli u bë i magjishëm me të, Ronaldinho sot feston ditëlindjen e 40 në burg

Më: 21 mars 2020 Në ora: 13:43
Ronaldinho

Padyshim një ditëlindje e veçantë për Ronaldinhon, i cili feston 40-vjetorin e tij në një nga burgjet e Paraguait.

Futbollisti brazilian konsiderohet si njëri ndër futbollistë më të mirë të të gjitha kohërave.

Njeriu i vetëm në histori që fitoi Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës, Copa Libertadores,  Kupën e Amerikës dhe Topin e Artë, po feston sot ditëlindjen e 40-të.

Por ditëlindja e këtij viti për Ronaldinhon nuk është aspak e lumtur.

Gjithçka mund ta kishte menduar braziliani, por fakti që do festonte ditëlindjen e tij në burg nuk do ta kishte menduar kurrë.

Braziliani u arrestua së bashku me vëllain e tij në 6 mars në Paraguai, për shkak se përdornin identitet të rremë për tu futur në këtë shtet.

Megjithatë  akuza më vonë u bë edhe më e rëndë, pasi Ronaldinjo u akuza edhe për pastrim parash.

Tashmë ish-sulmuesi është ën pritje që të merret vendimi përfundimtar, por duket se ai do të zgjasë, kjo për shkak të përhapjes së koronavirusit, teksa 40-vjeçarit i duhet të qëndrojë më gjatë në burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat