Tema e ditës

Futboll

Tema e ditës

Më: 21 mars 2020 Në ora: 13:46
De Biasi

Në lidhje me këtë debat ka dhënë opinionin e tij Gianni De Biasi, ish-trajneri i Shqipërisë, aktualisht në rolin e opinionistit për mediet përtej Adriatikut.

Moment emergjence: E kuptoj që ka ndryshuar mënyra e të jetuarit. Automjetet dhe njerëzit nuk shihen më vërdallë, të paktën jo këtu ku jetoj unë. Ka një vëmendje të shtuar për të zbatuar rregullat dhe uroj që të gjithë t’i zbatojnë. Secili duhet të marrë përgjegjësitë e tij.

Rinisja e stërvitjes: Absolutisht jo! Prioritet është shëndeti i njerëzve. Lojtarët janë njerëz normalë dhe duhet të kenë shumë kujdes bashkë me familjet e tyre. Duhet të shtyhen stërvitjet sa më gjatë të jetë e mundur, derisa gjendja të ndryshojë. Futbollistët mund të stërviten në shtëpi. Ajo që vlen në këtë moment është lufta kundër Koronavirusit dhe duhet ta bëjmë të gjithë si skuadër.

Qasja italiane ndaj Koronavirusit: Italia ishte kombi më serioz në qasjen ndaj Koronavirusit. Ndoshta mund të ndaleshin aktivitetet më herët, por të flasësh më pas është e kotë. Kemi bërë shumë hetime, sepse kemi një sistem shëndetësor të fortë. Shpresoj ta dobësojmë sa më parë virusin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat