Flamurtari e KEK-u marrin mbështetje nga FFK

Futboll

Flamurtari e KEK-u marrin mbështetje nga FFK

Më: 21 mars 2020 Në ora: 16:35
Flamurtari e KEK-u marrin mbështetje nga FFK

Flamurtari e KEK-u marrin mbështetje nga FFK.

Presidenti Agim Ademi ka vazhduar edhe sot vizitat në terren për t’u interesuar për gjendjen e klubeve, të futbollistëve dhe punëtorëve sportivë pas përhapjes së koronavirusit Covid-19.

Fillimisht kreu i FFK-së ka vizituar Lidhjen Rajonale të Futbollit në Prishtinë, ku është pritur nga Ismajl Ajeti dhe Bajram Krasniqi.

Më pas presidenti ka vizituar KF “Flamurtari” dhe KF “KEK-u”, ku ka bashkëbiseduar për gjendjen e përgjithshme dhe është interesuar për shëndetin e futbollistëve në këtë periudhë, duke shprehur gatishmërinë e tij dhe të KE të FFK-së për të ndihmuar për çfarëdo që do të jetë e nevojshme, derisa ka uruar që këtë periudhë ta kalojmë sa më shpejt dhe t'i kthehemi futbollit dhe emocioneve që na dhuron ky sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat