Zbulohet plani për ta mbyllur sezonin në kohë

Futboll

Zbulohet plani për ta mbyllur sezonin në kohë

Më: 22 mars 2020 Në ora: 13:17
Zbulohet plani për ta mbyllur sezonin në kohë

Duke nisur nga 1 qershori me dyer të mbyllura për ta përfunduar sezonin brenda 12 korrikut: ky është plani për të ulur siparin e Premier Ligës dhe Kupës FA mbi të cilin po punojnë intensivisht drejtuesit e futbollit anglez.

Informacioni vjen nga “Daily Telegraph” dhe jo vetëm duket alternativa më e realizueshme, por me shumë mundësi edhe e vetmja e mundshme, duke marrë parasysh se përhapja e Koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar nuk e ka arritur ende pikun e saj (sipas deklaratave të fundit të kryeministrit Boris Xhonson, ai tha se pandemia është ende tre javë pas asaj në Itali).

Skema – Skema është ajo e luajtjes së nëntë javëve të fundit të kampionatit, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Kupës FA me ritme të shpejta, me dyer të mbyllura natyrisht në mënyrë që stafet mjekësore dhe policore të jenë më të pakta dhe të azhornuara me masat e marra nga qeveria. Gjithçka duhet të mbyllet më 12 korrik, duke i lejuar futbollistëve për të shfrytëzuar dy javët e pushimeve dhe rinisur stërvitjen në fund të korrikut, për t’i lejuar sezonit të ri 2020-21 të rinisë normalisht më datë 8 gusht.

Ky program do të arrinte të shpëtonte edhe kontratat financiare me transmetuesit televizivë “Sky Sports” dhe “BT Sport”: dy platformat televizive që garantojnë futbollin “made in England” prej 9.2 miliardësh paund në sezon dhe me sterlinën që gjatë dy javëve të fundit ka shkuar në pikiatë.

Situata – Liverpuli është një hap larg titullit kampion: dy fitore dhe do të jetë matematikisht kampion për herë të parë në 30 vite. Triumfi i fundit në kampionat i “Reds”-ave ka ardhur në vitin 1990, atëherë kur kampionati nuk quhej ende Premier Ligë. Ky plan vlen edhe për Championship-in.

Në kategorinë e dytë në Angli, 24 skuadrave u mungojë edhe 9 javë nga fundi, me Lidsin e Marselo Bielsës dhe Uest Bromuiçin respektivisht +7 dhe +6 pikë nga vendi i tretë, Fulhami. Edhe Lidsi është në ankth. Prej 2004-ës qyteti pret rikthimin në elitën e futbollit ishullor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat