Një francez për prapavijën

Futboll

Një francez për prapavijën

Më: 22 mars 2020 Në ora: 13:44
Një francez për prapavijën

Një francez për prapavijën.

Milan po vuan shumë vitet e fundit në gjetjen e një partneri ideal për kapitenin Romagnoli në qendër të mbrojtjes. Musachio, Kjaer apo Gabbia nuk bindin dhe me siguri në verë do të vijë një mbrojtës.

Kërkimet kanë nisur dhe emri i parë në listë është ai i Evan N’Dicka. Francezi ka bërë mjaft mirë me Frankfurtin, aty ku luan prej dy vitesh, pasi u mor nga Auxurre për 5.5 milionë euro.

Problemi i Milanit është se ka konkurrencë të fortë, pasi për 20-vjeçarin interesohen edhe Arsenal e Liverpool. Sipas “Sky Sport”, avantazhi i Milan është që i garanton lojtarit një rol të rëndësishëm në skuadër. Kartoni i francezit vlerësohet rreth 25 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat