Kabashi ironizon me Ademin: “Edhe ne jemi Kosovë”

Futboll

Kabashi ironizon me Ademin: “Edhe ne jemi Kosovë”

Më: 22 mars 2020 Në ora: 15:43
Kabashi ironizon me Ademin: “Edhe ne jemi Kosovë”

Vizitat e fundit të kryetarit së Federatës së Futbollit së Kosovës, Agim Ademi, ditëve të fundit ka bërë që presidenti i KF Ballkanit, Arsim Kabashi të ironizojë duke shkruar në rrjetin social “Facebook” se edhe klubet e opozitës janë pjesë e Kosovës.

Ademi deri më ka vizituar lidhjet rajonale dhe klubet të cilat e kanë përkrahur në Kuvendin e fundit të mbajtur më 27 janar.

Kabashi njihet si njëri prej njerëzve më të zëshëm kundër Ademit, por ai disi e ka ftuar Ademi që të vizitojë edhe klubin e tij.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Kabashi ka shkruar:

“Welcome Mr. President. A thu do t’na vizitojë edhe ne opozitën. Edhe ne jemi Kosovë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat