Tifozët e Dinamo Zagrebit braktisin shtëpitë

Futboll

Tifozët e Dinamo Zagrebit braktisin shtëpitë

Më: 22 mars 2020 Në ora: 15:45
Tifozët e Dinamo Zagrebit braktisin shtëpitë

Kroacia është goditur nga dy fatkeqësi të njëpasnjëshme, teksa pas përhapjes së Koronavirusit, ditën e sotme janë prekur edhe nga një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës rihter.

Dëmet materiale nga ky tërmet ishin të mëdha, teksa ka sjellë panik të madh edhe të njerëzit që nuk dinë nga të ruhen më parë. Pikërisht një gjest për tu duartrokitur kanë bërë tifozët e Dinamos së Zagrebit, “Bad Blue Boys”.

Këta të fundit janë organizuar dhe kanë ndihmuar në shpërndarjen e ilaçeve në një nga spitalet e Zagrebit, ku qëndrojnë të prekurit nga Koronavirusi. Por nuk ka përfunduar këtu.

Tifozët u mblodhën sërish pas goditjes nga tërmeti në vendin e tyre, për t’i ardhur në ndihmë zjarrfikësve dhe mbrojtjes civile, të pajisur të gjithë me maska.

Gjithashtu disa prej tyre shkuan edhe në maternitetin e kryeqytetit kroat për të ndihmuar edhe aty në këtë moment të vështirë që po kalon vendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat