La Liga pezullohet deri në largimin e koronavirusit

Futboll

La Liga pezullohet deri në largimin e koronavirusit

Më: 23 mars 2020 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

La Liga është pezulluar pafundësisht dhe nuk do të kthehet derisa pandemia e koronavirusit të ketë mbaruar.

Kampionati elitarë spanjollë ka rënë dakord të heqë dorë nga i gjithë futbolli derisa të jetë absolutisht i sigurt për të luajtur.

Spanja është një nga vendet më të prekura në Evropë, me shumë klube të La Ligës që konfirmuan raste të koronavirusit, me disa në mbyllje totale për shkak të virusit vrasës.

Të hënën, LaLiga lëshoi një deklaratë duke konfirmuar se i gjithë futbolli do të vazhdojë të pezullohet.

Ndryshe, ky kampionat fillimisht u pezullua vetëm deri në fillimin e muajit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat