Koronavirusi i hap telashe Liverpoolit për transferimin ‘bombastik’ të verës

Futboll

Koronavirusi i hap telashe Liverpoolit për transferimin ‘bombastik’ të verës

Më: 23 mars 2020 Në ora: 15:37
Timo Werner

Timo Werner mund të qëndrojë në RB Leipzig sezonin e ardhshëm në mes të kaosit në mbarë botën të shkaktuar nga koronavirusi, sipas drejtorit sportiv të klubit të Bundesliga, Markus Krosche.

Sulmuesi gjerman shënoi 21 gola në 25 ndeshje të Bundesligës këtë sezon, përpara se kampionati të ishte pezulluar për shkak të virusit.

Forma e jashtëzakonshme e Werner ka tërhequr interes nga ekipet si Liverpool, Manchester United dhe Chelsea, dhe 24-vjeçari ka treguar se ai është i interesuar për një transferim në Premierligë.

Ai i tha Sport1: “Është e qartë se Timo ka tërhequr interes nga klubet e tjera për shfaqjet e tij të shkëlqyera me golat dhe asistimet e tij”.

“Anglia ka të njëjtat probleme si ne. Kriza nuk prek vetëm një ligë, ajo ka një ndikim global, dhe ne nuk mund të themi nëse gjërat do të jenë të njëjta në gjashtë muaj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat