”Mendoj që Mane do t’i bashkohet Real Madridit”

Futboll

”Mendoj që Mane do t’i bashkohet Real Madridit”

Më: 24 mars 2020 Në ora: 10:58
Mane

Mohamed Sissoko beson se ylli i Liverpool, Sadio Mane do të nënshkruajë për Real Madrid.

Mane ka shënuar 14 gola në Premierligë dhe ka dhënë shtatë asistime deri më tani këtë sezon, pasi Liverpooli ka një avantazh prej 25 pikësh ndaj Manchester Cityt, përpara se sezoni të ndalohej për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

“Unë e shoh Mane te Real Madrid [më shumë se Mohamed Salah]”, i tha Sissoko EuropaCalcio.it.

“Ai [Mane] ka karakteristikat që dëshiron [Zinedine] Zidane, mendoj se Mane do të shkojë në Real Madrid”.

“Nuk e di nëse Salah do të vazhdojë në Liverpool. Nëse ai largohej, largimi i tij mund të ishte i mirë për ekipin”.

“Liverpooli është shumë i zgjuar dhe do të dijë si ta zëvendësojë”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat