Mane do shkojë te Reali

Futboll

Mane do shkojë te Reali

Më: 24 mars 2020 Në ora: 13:18
Mane do shkojë te Reali

Mohamed Sisoko mendon se Sadio Mane do të shkojë te Reali i Madridit, ndërsa Pol Pogba pëlqen që të rikthehet të luajë te Juventusi. Ish-mesfushori analizon merkaton e ardhshme.

Pogba- “E di që Zinedin Zidan e do te Reali, por ai ka dëshirë që të rikthehet te Juventusi. Por gjithçka do të varet nga Mançester Junajtid dhe kontrata që ai ka deri në vitin 2021. Mendoj që Pol duhet të gjejë një skuadër që e bën të ndihet i rëndësishëm”.

Mane- “E shoh shumë pranë Realit të Madridit. Nuk do të shkojë Salah te Reali, por Manenë. Ai ka karakteristikat e duhura që i pëlqejnë Zidanit. Mendoj se do të shkojë në Madrid”.

Salah- “Nuk e di nëse do të vazhdojë te Liverpuli. Nëse do të largohej, mund ta bëjë për një skuadër më të mirë. Liverpuli është gati që ta zëvendësojë me një tjetër lojtar tjetër të rëndësishëm”.

Koronavirusi- “Mediat nuk tregojnë të vërtetën e asaj që po ndodh në Francë dhe në botë. Njerëzit nuk e respektojnë karantinën. Duhet të bëjmë durim dhe të rikuperojmë jetën sa më shpejt. Futbolli vjen pas kësaj çështjeje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat