I qethur si ushtar

Futboll

I qethur si ushtar

Më: 24 mars 2020 Në ora: 17:10
I qethur si ushtar

Lorenc Trashi është shfaqur ndryshe edhe në aspektin e pamjes së tij në “Fan Zone”, teksa ishte i qethur si ushtar. Një inspirim ky edhe nga Bruno Telushi, ndërsa mbrojtësi i Partizanit i sheh edhe anën e mirë Koronavirusit. Mes shumë të këqijave që ka dhënë kjo pandemi, nga ana tjetër e bën Trashin që të mos mungojë në asnjë ndeshje, pasi ishte i dëmtuar më parë dhe nuk mund të luante.

“Ndryshimi dhe qethja ime? Po thamë të ndryshojmë diçka, u qetha rreth 2 ditë para se të futeshim në karantinë, i kemi marrë masat. Po ka edhe një anë të mirë ky pushimi nga Koronavirusi dhe pandemia. Doktorët më thanë se do rrija rreth 1 muaj jashtë. Nga ana tjetër, kur u dëmtova, gjëja e parë që mendova ishte Kombëtarja.

Kishte 2 ndeshje të programuara në mars dhe atë diskutoja me familjarët e mi, që përse më ndodhi në këtë moment. Se unë po kaloja një formë të mirë, por pastaj erdhi Koronavirusi dhe janë bllokuar të gjitha ndeshjet. Mungesa ime ndikoi te Partizani? Jo, nuk besoj. Kjo se edhe kur isha unë aty ne nuk po kalonim një formë të mirë si më përpara”, tha Trashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat