Skenari i pabesueshëm, Cavani çudit me ekipin e ri!

Futboll

Skenari i pabesueshëm, Cavani çudit me ekipin e ri!

Më: 24 mars 2020 Në ora: 19:24
Edinson Cavani

Edinson Cavani ishte shumë pranë transferimit tek Atletico Madrid në muajin janar, por PSG nuk pranoi që të hiqte dorë nga shërbimet e sulmuesit dhe për këtë arsye ai qëndroi në Paris.

Sidoqoftë, në fund të sezonit Cavani do të jetë lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me kampionët e Francës dhe do të ketë mundësi të firmosë me çfarëdo ekipi. Zërat që e shohin tek Atletico janë zbehur shumë dhe nga Uruguaj vjen një skenar i pabesueshëm.

Sipas mediave në vendlindjen e Cavanit, ky i fundit mund të largohet nga Evropa përfundimisht dhe të firmosë për Boca Juniors. Duket një skenar vërtet i pabesueshëm, por në Uruguaj janë të sigurt, që Cavani do të firmosë me gjigantët argjentinas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat