Ishte i frikshëm

Futboll

Ishte i frikshëm

Më: 25 mars 2020 Në ora: 13:29
Ishte i frikshëm

Mesfushori i Manchester Unitedit, Juan Mata, i ka zbuluar detajet e takimit të parë me trajnerin Louis van Gaalin në Old Trafford, duke e pranuar se trajneri holandezn në fillim i ishte dukur i frikshëm para se të njoftoheshin më mirë.

Juan Mata e kompletoi transferimin e tij për 37 milionë funte në Old Trafford nga Chelsea, gjatë afatit kalimtar të janarit të vitit 2014, duke u bërë transferimi i dytë i periudhës famëkeqe të David Moyes te Djajtë e Kuq.

Skocezi Moyes ishte liruar nga detyra e trajnerit tre muaj më vonë pas një ecurie të rezultateve të dobëta. Manchester Unitedi pastaj u kthye drejt Louis Van Gaalit, i cili e kishte dëshmuar veten më parë në Ajax, Barcelona dhe Bayern Munich.

Van Gaal nënshkroi kontratë trevjeçare me Djajtë e Kuq dhe qysh në fillim tentoi ta tregojë veten me ndryshimet në skuadër. Mata e ka kujtuar se fillimisht i ishte frikësuar holandezit, para se ta kuptonte që ai është një person i afërt dhe i këndshëm.

“Unë shkova në dhomë dhe Van Gaal ishte i ulur me Ryan Giggsin dhe po e pinin verë të kuqe. Aty ishin tre gota dhe ata më thanë se a e doja një pije dhe unë i thashë që jo, se jam në rregull”, ka thënë Van Gaal.

“Ai më pyeti: “Më trego kush je”. Unë i thash se jam Juani, jam 26-vjeçar dhe se luaj futboll. “Jo, jo. Më trego kush je si burrë. A ke familje? Çka e konsideron të rëndësishme në jetë?””.

“Nga ai moment, ai më dukej i frikshëm kur e shikova, por pastaj kur u afruam më shumë, ai është shumë person i afërt dhe i këndshëm. Ai ishte më shumë sesa një trajner futbolli me taktika, ai është njeri i mrekullueshëm dhe mësova shumë nga ai”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat