Muriqi: E lus Zotin që të shërohen të gjithë

Futboll

Muriqi: E lus Zotin që të shërohen të gjithë

Më: 25 mars 2020 Në ora: 13:56
Muriqi: E lus Zotin që të shërohen të gjithë

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës shprehet i brengosur me gjendjen e fundit shkaku i koronavirusit, por i ka këshilluar të gjithë që të kenë kujdes, në mënyrë që të kalohet sa më shpejt pandemia që ua mori jetën mijëra njerëzve

Vedat Muriqi është izoluar në shtëpi, bashkë me futbollistët tjerë të Fenerbahçes.

“Jo vetëm në vendin tonë, por vështirësi po ka në krejt botën. Unë i uroj shërim sa më të shpejtë Fatih Terimit dhe Abdurrahim Albayrakut dhe gruas së tij. E lus Zotin që të shërohen të gjithë ata që kanë rezultuar pozitivë”, ka thënë fillimisht futbollisti prizrenas.

Muriqi ka shpjeguar më pas se është duke ushtruar në shtëpi, në bazë të këshillave të klubit.

Ai e pranon se është e vështirë të punohet në shtëpi, ndërsa shpreson që sa më shpejtë të kalojë virusi COVID-19 dhe ekipi turk t’ju kthehet stërvitjeve.

Në fund, ai e përmendi rëndësinë e të qëndruarit në shtëpi.

“Ne duhet definitivisht t’i dëgjojmë autoritetet. Individualisht, nuk duhet të dalim nga shtëpia. Ky duhet të jetë një prioritet. Derisa është emergjencë, ne duhet t’i ndjekim rregullat. Duhet t’i kushtojmë rëndësi higjienës. Sistemi ynë imunitar po ashtu duhet të jetë i fuqishëm. Kështu mund të flas për mua dhe për familjen time. Ne mundohemi t’i ndjekim rregullat një pas një. Le të qëndrojmë në shtëpi dhe të mos dalim jashtë, për shëndetin e të gjithë njerëzve”, përfundoi Muriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat