Kaka me fjalë të mëdha

Futboll

Kaka me fjalë të mëdha

Më: 25 mars 2020 Në ora: 14:02
Kaka me fjalë të mëdha

Ricardo Kaka ka folur së fundmi në një intervistë të mbajtur live në Instagram.

Braziliani është shprehur se ndodhet në karantinë prej 8 ditësh dhe del vetëm në rast nevoje, pasi edhe në Brazil masat janë të rrepta.

Përveç kësaj, legjenda e Milanit ka dhënë edhe një mesazh prekës për Maldinin.

“Dal jashtë vetëm në rast nevoje. Po, jemi në shtëpi në Sao Paulo në karantinë prej 8 ditësh. Jemi pak vonë në Brazil, sepse virusi ka ardhur vonë dhe kjo gjë është e mirë. Kemi mësuar nga masat që kanë marrë shtetet e tjera, mbi të gjitha Italia. Shpresoj që rregullat të respektohen.

Një mesazh për Maldinin? Gjithmonë, Forca Milan! Maldini është mirë dhe do të përmirësohet. Edhe djali i tij Daniel po bën të njëjtën gjë. Kapiteni i madh, gjithmonë me ty!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat