Balotelli ia "hedh" edhe kët herë, e pëson 19 vjeçarja

Futboll

Balotelli ia "hedh" edhe kët herë, e pëson 19 vjeçarja

Më: 25 mars 2020 Në ora: 14:25
Balotelli ia "hedh" edhe kët herë, e pëson 19 vjeçarja

Akuzat janë të pabesueshme, nuk ishte përdhunim dhe për këtë arsye çështja duhet të mbyllet. Në të vërtetë, paditësja tani akuzohet për përpjekje për zhvatje. Lajm i mirë për Mario Balotellin, në këto kohë të vështira për shkak të pandemisë së Koronavirusit.

Prokurorja e Brescias, Barbara Benzi, ka vendosur të arkivojë çështjen, që ishte ngritur ndaj sulmuesit me akuzën e ngacmimit seksual, në kohën kur ai lunate te Nice. Faktet kanë treguar se pretendimet e një 19-vjeçareje nga Vicenza nuk janë të besueshme.

Vajza është e detyruar tashmë të paraqitet në gjyq në Vicenza, sepse, sipas prokurorisë, ajo u përpoq të shantazhonte futbollistin, me të cilin tha se kishte marrëdhënie kur ai luante në Ligue 1.

Në kohën kur pretendohet ngjarja, 19-vjeçarja nga Vicenza ishte e mitur, por e kishte bërë Balotellin të besonte se ishte në moshë madhore e më pas i kërkoi 100 mijë euro që të mos e raportonte për dhunë seksuale.

Shantazhi tani ka të ngjarë t’i kushtojë shtrenjtë vajzës dhe avokatit e saj, të akuzuar për përpjekje për zhvatje. Përgjimet, që janë në duart e hetuesve, i kanë gozhduar të dy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat