Stoichkov: Ronaldon s’do ta intervistoj kurrë

Futboll

Stoichkov: Ronaldon s’do ta intervistoj kurrë

Më: 25 mars 2020 Në ora: 14:38
Stoichkov: Ronaldon s’do ta intervistoj kurrë

Që kur ka nisur bashkëpunimin me transmetuesin televiziv të Miamit, Univision, ka intervistuar me shumë se 50 personalitete të futbollit botëror, por nuk do t’ia dijë për Cristiano Ronaldon. Edhe pse ndodhet në karantinë, në Florida, ish-sulmuesi i Barcelonës, legjendë e futbollit bullgar, Hristo Stoichkov, nuk ngurron të japë mendimin e tij për CR7:

“Kam bërë kaq shumë intervista sa mund të mbush dvd të tëra, por nuk do ta intervistoj kurrë Critiano Ronaldon.”

Para naivitetit të intervistueses së “El Mundo Deportivos”, Cristina Cubero, Topi i Artë i vitit  1994 provoi të jepte një shpjegim:

“Fakti është që nuk dua ta bëj. Në intervistat e mia flas për futbollin dhe nuk kërkoj tema të lehtë. Kërkoj anekdoda, mësime… Dhe me më të mirët. Intervistat më të mira i kam realizuar në familjen time, që është Barça. Kur fola me Messin, për shembull, e ndieja që kuptoheshim për gjthçka, sepse kemi jetuar të njëjtat situata: Top i Artë, të qenit futbollist elitar. Nuk do të ketë një tjetër si ai.”

Mes të preferuarve të Stoichkovit është edhe Jose Mourinho:

“Më do shumë. Është gjithmonë interesante ta dëgjosh, të befason. Ishte e mrekullueshme edhe intervista me Carlo Ancelottin. Janë sjellë shumë mirë me mua, madje edhe Simeone e  Klopp, që e kam intervistuar tri ditë para Championsit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat