Ja çfarë ndodh me titullin

Futboll

Ja çfarë ndodh me titullin

Më: 25 mars 2020 Në ora: 15:12
Ja çfarë ndodh me titullin

Italia po përballet me një situatë shumë të vështirë së fundmi për shkak të Koronavirusit, ku numri i të prekurve dhe viktimave është i madh.

Si pasojë e kësaj është pezulluar edhe kampionati italian, për të cilin nuk dihet ende se kur do të fillojë. Të shumta janë dilemat për rifillimin ose vazhdimin e tij. Seria A ka mbajtur një asamble në formën e një video-konference këtë të martë, ku kanë hartuar një dokument që do t’i dërgohet Presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina.

Sipas mediave italiane, dokumenti ka të shkruar që në rast se kampionati nuk rifillon, atëherë humbja për klubet e Serisë A do të jetë rreth 720 milionë euro. Gjithashtu ka pasur diskutime që kampionati të mbyllet përfundimisht, siç kanë qenë propozimet e skuadrave të Breshas, Xhenoas, Sampdorias apo Udinezes.

Megjithatë Lotito ka qenë kundër kësaj, duke thënë se kampionati duhet të rinisë dhe të përfundojë, pasi ai në vetvete duket i bindur se ka një ekip që mund të fitojë titullin. Nuk kanë munguar edhe batutat mes Anjelit dhe Lotitos, me numrin 1 të Juventusit që tha: “A e shikon gjendjen? Unë flas me mjekët që janë në vijën e parë të luftës”. Lotitio ia kthen: Natyrisht, tani ju jeni bërë edhe virolog.” Gjithashtu ashtu si Lacio edhe Napoli dëshiron që kampionati të rinisë përsëri.

Në rast se kampionati do të pezullohej përfundimisht për këtë sezon, atëherë në vitin e ardhshëm do ishin 22 skuadra në Serie A, me Beneventon dhe Krotonen që do ngjiteshin dhe nuk do binte asnjë në Serie B, ndërkohë që titulli nuk do i jepej asnjë skuadre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat