Kur gjërat do t’i rikthehen normalitetit?

Futboll

Kur gjërat do t’i rikthehen normalitetit?

Më: 25 mars 2020 Në ora: 15:20
Kur gjërat do t’i rikthehen normalitetit?

Serie A mund të mos mbyllet në fushën e blertë dhe ky opsion po merret në konsideratë. Janë disa drejtuesit e klubeve që mendojnë që kampionati nuk mund të vazhdojë më, duke parë situatën e krijuar në Itali nga Coronavirusi.

Mijëra të prekur dhe të vdekur, ndërkohë që ende nuk dihet se kur gjërat do t’i rikthehen normalitetit.

Sipas gazetarit të Gazzetta dello Sport, Nicolo Schira, janë disa klube te Serie A që kanë propozuar që Serie A të bëhet me 22 skuadra, me dy ekipet e para të Serie B që ngjiten.

Në B nuk bie asnjë ekip dhe dy sezonet e ardhshme kampionat të vazhdojë kështu, për t’u rikthyer me 20 skuadra në vitin 2022. E njëjta situatë edhe për Serie B, që mund të bëhet me 25 ose 26 ekipe, kurse në Serie C do të garojnë 66 ekipe, si zakonisht të ndara në tre grupe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat