Pedro e konfirmon largimin nga Chelsea

Futboll

Pedro e konfirmon largimin nga Chelsea

Më: 25 mars 2020 Në ora: 15:33
Pedro e konfirmon largimin nga Chelsea

Pedro Rodriguez e ka konfirmuar se do të largohet nga Chelsea.

Anësori spanjoll, ka bërë të ditur se do të largohet nga klubi londinez pas t’i ketë skaduar kontrata në verë.

Sulmuesi 32-vjeçar këtë e bëri të ditur për Cadena SER, ku konfirmoi se sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e Chelseat.

“Nuk do të vazhdoj kontratën, por për momentin kjo nuk është gjëja më e rëndësishme. Nuk mund të jetë një gjë e rëndësishme kur as nuk e di se kur do të stërvitesh sërish”, tha Pedro, duke iu referuar situatës pas pandemisë së koronavirusit.

Futbollisti spanjoll është pjesë gjigantit anglez që nga viti 2015. Me Chelsean ka fituar një titull të Premierligës, një Kupë FA si dhe një titull të Europa League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat