“Djajtë e Kuq” besojnë se do ta mbajnë në ekip francezin së paku edhe një sezon, pasur parasysh se asnjë klub nuk ka shprehur interesim për të
Manchester United beson se do ta mbajë Paul Pogban së paku edhe për një sezon tjetër.
“Djajtë e Kuq” shprehen optimistë për këtë, pasi deri tash nuk ka arritur asnjë ofertë zyrtare për mesfushorin francez, raporton mediumi “ESPN”.
Juventusi dhe Real Madridi kanë shprehur interesim për kampionin e botës me Francën.
Mirëpo, United dyshon se ndonjëri prej këtyre klubeve ka mundësi financiare për ta transferuar futbollistin.
Gjiganti anglez e vlerëson futbollistin 110 milionë euro, ndërsa ai paguhet 300 mijë funte në javë në “Old Trafford”.