Ibrahimoviç është i pakënaqur

Futboll

Ibrahimoviç është i pakënaqur

Më: 25 mars 2020 Në ora: 16:35
Ibrahimoviç është i pakënaqur

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç mund t’i japë fund karrierës së tij të bujshme në fund të këtij edicioni.

“Calcio Mercato” shkruan se përhapja e koronavirusit, që e ka goditur shumë Italinë dhe thuasje ka bllokuar udhëtimet nëpër Evropë, kanë bërë që 38-vjeçari të ketë mall për familjen e tij në Suedi dhe për këtë arsye nuk do të nënshkruajë rinovimin me gjigantin italian.

Ibrahimoviç gjithashtu është i pakënaqur me largimin nga “San Siro” të ish-drejtorit, Zvonomir Boban dhe nuk është entuziast për të punuar nën urdhrat e drejtorit momental të përgjithshëm, Ivan Gazidis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat