Tifozët e klubit shqiptar si ata të Dinamos së Zagrebit

Futboll

Tifozët e klubit shqiptar si ata të Dinamos së Zagrebit

Më: 25 mars 2020 Në ora: 17:32
Tifozët e klubit shqiptar si ata të Dinamos së Zagrebit

E gjithë bota po përballet me një situatë shumë të vështirë në këto kohë, për shkak të Koronavirusit që ka prekur shumë persona dhe iu ka marrë jetën shumë prej tyre.

Të shumtë janë personat që po japin ndihmat e tyre, për të lehtësuar sadopak këtë situatë për njerëzit që janë në nevojë. Një gjest shumë të mirë ka bërë edhe tifogrupi i Teutës “Djemtë e Detit”.

Këta të fundit kanë bërë pazar për moshën e tretë dhe ia u kanë dërguar atyre në shtëpitë e tyre.

Një gjest ky shumë i mirë nga tifozët durrsakë, teksa të njëjtën gjë bënë edhe tifozët e Dinamo Zagrebit pak ditë më parë, kur braktisën shtëpitë e tyre dhe dolën të ndihmonin të tjerët, pas dy situatave të vështira siç ishte tërmeti dhe Koronavirusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat