50 milionë euro për Milik

Futboll

50 milionë euro për Milik

Më: 25 mars 2020 Në ora: 17:33
50 milionë euro për Milik

Klubi italian e ka vendosur çmimin për sulmuesin e rrezikshëm, polak, të cilin e kërkon Milani

Napoli e ka vendosur çmimin për Arkadiusz Milik.

Klubi italian i kërkon 50 milionë euro për sulmuesin polak, shkruan portali italian “Calciomercato”, përcjell “Gazeta Express”.

26 vjeçari ka kontratë me klubin nga Serie A deri në vitin 2021.

Mirëpo, Napoli synon ta shesë atë gjatë kësaj verë, për të mos e humbur pa para pas një viti.

Futbollisti nuk dëshiron ta vazhdojë kontratën me klubin nga “San Paolo”, prandaj largimi i tij duket të jetë i pashmangshëm.

Interesim për sulmuesin e rrezikshëm ka shfaqur Milani, i cili e do atë në vend të Zlatan Ibrahimoviçit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat