Pogba, tani ose kurrë

Futboll

Pogba, tani ose kurrë

Më: 26 mars 2020 Në ora: 08:27
Pogba

Gazeta spanjolle ‘AS’ ka trajtuar situatën e Paul Pogbas te Manchester United, dhe mundësitë e kalimit të tij te Real Madrid.

‘Pogba, tani ose kurrë’, shkruan gazeta spanjoll,e duke dhënë edhe disa arsye që lojtari mund të lëviz drejt Bernabeut.

Fillimisht është trajneri Zinedine Zidane që e do atë në skuadër, që vazhdon të mos e fsheh admirimin për të.

Pogba është një lojtar që pëlqehet shumë nga Zidane, dhe një bashkim me të, do ta mirëpriste.

Për të siguruar shërbimet e Pogbas, Real Madrid duhet të lëvizë më shpejtë, pasi Manchester United dëshiron t’i rinovojë kontratën.

Në anën tjetër, raportet mes Manchester United dhe agjentit të lojtarit, Mino Raiola, nuk janë më të mirat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat