Largohet nga PSG, transferohet te Dortmund

Futboll

Largohet nga PSG, transferohet te Dortmund

Më: 26 mars 2020 Në ora: 10:35
Thomas Meunier

Në mes të pandemisë së koronavirusit, mbrojtësi belg, Thomas Meunier, ka pranuar të transferohet në Gjermani, te skuadra e Borussia Dortmund.

Sipas ESPN, Meuinier do të nënshkruajë kontratë prej 50 milionë euro me gjermanët për katër vjet.

Raportohet se ai dëshironte qëndrimin në Paris, por nuk arriti një marrëveshje me drejtuesit e PAG. Ai do të largohet si një lojtar i lirë në fund të sezonit.

Meunier ishte transferuar te PSG në vitin 2016 nga Club Brugge, ndërsa më parë kishte luajtur edhe për Virton.

Nga PSG në fund të sezonit priten të largohen edhe Thiago Silva dhe Edinson Cavani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat