E dashura e Dybala rrëfen “Coronavirus”: Mushkëritë e mia bënin një zhurmë të çuditshme…

Futboll

E dashura e Dybala rrëfen “Coronavirus”: Mushkëritë e mia bënin një zhurmë të çuditshme…

Më: 26 mars 2020 Në ora: 10:53
Paulo Dybala dhe Oriana Sabatini

Disa ditë më parë, Paulo Dybala dhe Oriana Sabatini, e fejuara e tij, rezultuan pozitivë me Covid-19. Të dy janë tashmë në izolim, çka do të vazhdojë edhe për ditë të tjera. Ndërkohë, karantina për disa lojtarë të tjerë të Juventusit ka përfunduar.

Numri 10 bardhezi i siguroi të gjithë përmes profilit të tij në Instagram me një postim të thjeshtë, ku shkruhej shkurt: “Ne jemi mirë”.

Partnerja e Dybala foli në radiostacionin argjentinas “La 100”, duke shpjeguar situatën dhe treguar se si ishin ditët e para: “Është sikur ju prek gripi, trupi të dhemb, jeni të lodhur. Unë nuk kam pasur ethe. E kam matur gjithmonë temperaturën. Ndjeva që mushkëritë e mia bënin një zhurmë të çuditshme. Pastaj, edhe Paulo filloi të ndjehej keq, gjithashtu”.

Një “tampon” tjetër pritet brenda ditëve në vazhdim për “Joya” dhe partneren e tij, për të rikonfirmuar situatën: “Ne jemi në izolim prej nëntë ditësh. Tani jemi më mirë. Dy, ose tri ditë më parë unë ndihesha keq. Mjekët na thanë që më 31 mars do të na bëjnë testin tjetër. Ndërkohë, na këshilluan të pushojmë dhe na dhanë disa vitamina”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat