Pezullohet gjyqtari, shkaku i kryeministrit Albin Kurtit! Ja gjyqtari më kë e krahasoi Kurtin

Futboll

Pezullohet gjyqtari, shkaku i kryeministrit Albin Kurtit! Ja gjyqtari më kë e krahasoi Kurtin

Më: 26 mars 2020 Në ora: 13:13
Pezullohet gjyqtari, shkaku i kryeministrit Albin Kurtit! Ja gjyqtari më kë e krahasoi Kurtin

Gjyqtari i Ligës së Dytë së futbollit së Kosovës, Qëndrim Vata, mbrëmjen e kaluar ka krahasuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, me diktatorin korean Kim Jong-Un. Komisioni i Gjyqtarëve të Futbollit të Kosovës e ka pezulluar menjëherë. Vendimi është publikuar në faqen e Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Komisioni i Gjyqtarëve në bazë të kodeksit të mirësjelljes për të gjithë anëtarët e FFK-së, e ku janë të përfshirë edhe gjyqtarët, ka vendosur masën e pezullimit për gjyqtarin Qendrim Vata, për shkak të deklaratës së tij në rrjetet sociale, me ç’rast ka bërë ofendim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Njëherësh Komisioni i Gjyqtarëve lëndën e këtij rasti e delegon tek Komisioni Disiplinor i FFK-së, ku do të kërkohet edhe deklaratat e të lartpërmendurit.

Komisioni i Gjyqtarëve u bën thirrje të gjithë gjyqtarëve që të mos shprehin qëndrime politike, e aq më pak të shprehën në forma të tilla ofenduese për cilindo politikan apo institucion. Sporti është vetëm sport”, thuhet në shkresën e Përparim Hasani, kryetar i Komisionit të Gjyqtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat