Mbappe te Reali?

Futboll

Mbappe te Reali?

Më: 26 mars 2020 Në ora: 13:16
Mbappe te Reali?

Kylian Mbappe është prej kohësh një dëshirë e madhe e Real Madrid dhe Florentino Perez.

Prej kohësh është folur se ‘Mbretërit’ do të dërgojnë një ofertë të madhe për lojtarin që ka thyer të gjitha rekordet, por një transferim në verë, duket i pamundur.

"Nuk është sekret që Real Madrid është i interesuar për Mbappe, por transferimi i tij në verë, është mision i pamundur. Real është duke pritur që Mbappe të refuzojë vazhdimin e kontratës me PSG, për të hapur një mundësi transferimi në vitin 2021", raporton Marca.

Transferimi i Mbappe thuhet se do t’i thyejë të gjitha rekordet, duke tejkaluar edhe atë të Neymar, që për 222 milionë euro nga Barcelona është transferuar te PSG, në vitin 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat