UEFA ka dy skenare për sezonin!

Futboll

UEFA ka dy skenare për sezonin!

Më: 26 mars 2020 Në ora: 13:36
UEFA ka dy skenare për sezonin!

Rëndësi ka që të përfundohen kampionatet, Champions League dhe Europa League. Corriere dello Sport, në faqen e saj kryesore, shpjegon se si qëllimi i përbashkët i UEFA, ECA dhe Ligave Europiane është që të përfundohen në çdo mënyrë kompeticionet e hapura.

Ideja e Nionit, selia e UEFA-s në Zvicër, flet për një rifillim jo përpara qershorit dhe për këtë motiv mund të arrihet deri në mesin e gushtit.

Hipoteza ku mund të punohet ka të bëjë me ndeshjet ditën e dielë dhe kupat në mesjavë, ndërsa tjetra mbyllja e sezonit në mes të korrikut, për të vazhduar më pas vetëm me dy kupat.

Sot pritet një tjetër mbledhje e rëndësishme për të shkëmbyer mendime dhe ide. Do të diskutohen të gjitha temat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat