Palët nuk po e gjejnë gjuhën e përbashkët - Bota Sot
Palët nuk po e gjejnë gjuhën e përbashkët

Futboll

Palët nuk po e gjejnë gjuhën e përbashkët

Më: 26 mars 2020 Në ora: 14:15
Palët nuk po e gjejnë gjuhën e përbashkët

Bayern Munchen ka nisur nga puna për rinovimin e kontratave dhe në mediat gjermane dy janë emrat e futbollistëve me të cilët bavarezët duan të zgjasin bashkëpunimin. Njëri prej tyre është portieri Manuel Neuer, i cili nesër mbush 34 vjeç.

Bisedimet kanë nisur, por nuk ka një dakordësi. Problemi qëndron te kohëzgjatja e kontratës, sikurse raporton Bild. Neuer kërkon një kontratë afatgjatë, pavarësisht moshës së tij.

Palët nuk po e gjejnë gjuhën e përbashkët për këtë pikë të kontratës dhe rinovimi me portierin mund të dështojë.

Neuer është pjesë e Bayern që prej verës së vitit 2011, kur kampionët e Gjermanisë paguan 22 milion euro te Schalke 04. Edhe pasuesin e tij e kanë gjetur sërish tek i njëjti klub, pasi me hapjen e merkatos, bavarezëve do i bashkohet Alexander Nubel.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat