Skuadra kineze bën ofertën stratosferike

Futboll

Skuadra kineze bën ofertën stratosferike

Më: 26 mars 2020 Në ora: 14:25
Skuadra kineze bën ofertën stratosferike

Odion Ighalo erdhi të Manchester United si huazim nga Shanghai Shenhua gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Pas paraqitjeve të mira me Djajtë e Kuq, ku në tri ndeshje ka shënuar katër gola, skuadra nga Old Trafod kishte planifikuar ta blinte kartonin e tij.

Solskjaer i ka propozuar nigerianit një kontratë katërvjeçare me një pagë 300.000 funta (327.000 euro) në javë.

Megjithatë, Shanghai ka reaguar menjëherë ku do t’i bëjë një ofertë për të zgjatur kontratën, ku 30 vjeçari do të përfitoj hiç më pak se 400.000 funta (436.000 euro) në javë.

Kjo ia ka komplikuar punët United që ka llogaritur se mund ta përdor sulmuesin në sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat