Chelsea e ka seriozisht për të marrë shqiptarin - Bota Sot
Chelsea e ka seriozisht për të marrë shqiptarin

Futboll

Chelsea e ka seriozisht për të marrë shqiptarin

Më: 26 mars 2020 Në ora: 14:27
Chelsea e ka seriozisht për të marrë shqiptarin

Chelsea e ka seriozisht për të marrë në skuadër Marash Kumbullën. Lampard po i beson shumë të rinjëve, ndërsa ka krijuar një ushtri talentesh për të dhënë kontributin e tyre me fanellën e parë. Madje edhe Armando Broja do të debutonte ndaj Evertonit, duke marrë minutat e tij.

Ndërkohë Lampard kërkon në mbrojtje Marash Kumbullën. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ka ardhur oferta më e lartë për mbrojtësin e Shqipërisë deri tani.

Flitet për 23 milionë euro, ndërsa askush nuk ka ofruar kaq shumë deri tani, me Interin që shkoi deri në 15 milionë euro.

Ndërkohë nuk është kaq e thjeshtë, pasi Verona e di më së miri se çfarë ka rritur. Kumbulla vlen 25 milionë euro aktualisht dhe skuadra e tij po priste vazhdimin e kampionatit dhe mbylljen e tij, që të kishte edhe një rritje të fundit të çmimit të kartonit..

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat