Mourinho është i vendosur të luftojë ish ish-skuadrën e tij

Futboll

Mourinho është i vendosur të luftojë ish ish-skuadrën e tij

Më: 26 mars 2020 Në ora: 14:36
Diego Godin

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho, është i vendosur të luftojë ish ish-skuadrën e tij, Manchester United, për nënshkrimin e Diego Godin.

Godin dy vite më parë kishte hedhur poshtë mundësinë që të punonte me Jose Mourinhon, duke refuzuar Manchester United, kur vendosi të nënshkruante kontratë të re me Atletico Madrid.

34 vjeçari verën e kaluar la përfundimisht Atletico Madridin, për t’iu bashkuar Interit si një transferim i lirë.

Në sezonin e parë te Inter, Godin ka luftuar për të zënë vendin e titullarit, diçka që nuk i është garantuar nga Antonio Conte.

Reprezentuesi uruguaian është i vendosur të largohet gjatë verës, dhe tashmë Manchester United dhe Tottenham Hotspur do t’i kenë sytë nga ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat